TOWERS

Arti Brenda kornizave, ai që tendos pëlhuren dhe që mban “mbi kurriz” vajin, smaltin apo akrilikun e orevë të mundit të krijimit, gjatë kerkimit të muzës krijuese, duket sikur nuk i përket 2019. Media digjitale, në mijëvjeçarin e 3-të mbizotëron gjithçka, biles edhe o vizitorit të kësaj ekpozite, në këtë moment që po lexon. Nuk do të kalojë shumë kohë dhe celularët do të nxirren prej xhepit, nëse nuk e ke nxjerrë Akoma, dhe do të shkrepen disa foto me diçiturën përkatëse, e prej aty, kalimtarja do të mbreteroje per disa ore a dicka me pak. Kjo hapsire arti do te zgjase deri atehere kur vendin e saj do ta zere nje foto e rradhes, me pjaten e sallates te kompozuar bukur, apo selfin e rradhes me nje mik qe nuk i mban mend as emrin. Tashme e dime qe nga HOMOFOTOGRAFUS me shume rendesi i jepet fotos se sa objektit apo ndodhise qe po fotografohet.

Por, mediumi mbetet thjesht mjeti qe ndihmon artistet ne realizimin e nje ideje. Kjo ide tani vjen ne kete ekspozite nga nje dialog trepalesh”, qe zgjat prej me shume se 3 vitesh mbi “Kullen. Bashkebisedimi me i rendesishem eshte ai qe ata zhvillojne me veten e tyre, Brenda Kulles, Jashte Kulles dhe brenda saj.

Kulla eshte nje term bashkohes I cili perben shqetesim real per ta. Dhe per te mos qene lindorë, Kulla zevendesohet me Tower, pasi shqetesimi I tyre artistik na sjell jo vetem emocionet e keqkuptimit biblik, mbrojtjes klanore ballkanike, gjakut kanunor, gares te pa ndalshme per pushtet, por edhe epjes se nje elite qe kerkon te vishet me petkun e modernes perendimore. Te pakten ne perfytyrimin e tyre si gjindje e perzgjedhur ku gjithcka eshte e mundur, vetem per ta nese ofrohet transaksioni i duhur.

Erand NEBO, Anteo GREMI, dhe Gjergj Meta (XHOXHO) kete shqetesim mbi Kullen e shpalosin fale shprehjeve kaq te ndryshme artistike sa nuk mund te ishin vec bashke. Nese tek Gremi ne gjejme nje Eden idilik me ngjyra krejtesisht jo natyrale, ku artisti nuk shqetesohet as prej te tashmes por dhe as prej te kaluares, tek Xhoxho gjejme kalimtaren e nje realiteti qe eshte teper tranzitor. Xhoxho luan me memorien tone duke na ngacmuar realitetet flu, ku perceptimi diktohet nga forca me te medha se qyteti. Ne hapsiren e Xhoxhos, kalimtari I shesheve dhe rrugeve te metropolit kryeqytetas pyet veten nese hapsira qe ai ze ne te eshte reale dhe e pandryshueshme. Nga ana tjeter Nebo e braktis fare formen dhe thellohet forte tek levizja dominante e vertikalitetit plot pershtjellim te ngjyrave, ne betejen e pasosur per pushtet, ku ashensori social prezantohet ne forma krejt te ndryshme. Tek keto ngjizje te vrazhda boje plot energji, shikuesi dallon format e pagabueshme qe Kulla tenton te marre. Por nese Nebo dhe Xhoxho na prezantojne versione Kulle qe here shfaqen prepotente dhe here te pakapshme, Gremi na ofron strehe ne koloritin e pazhurmesise se edenit te tij ku shqetesimet e dites smund te na prekin dot.

ArtKadia

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *